fbpx

Shilegov: Gruevski konfirmon se është autor i përgjimeve

-

Nikolla Gruevski ka vërtetuar se ka kryer përgjimin bashkë me kusheririn e tij, drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Shilegov tha se Gruevski ka pranuar se me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ka ndërhyrë në gjyqësi, kanë kurdisur vendime gjyqësore, kanë zgjedhur dhe shkarkuar gjykatës sipas përshtatshmërisë partiake. “Këtë e dëshmoi ikja e Gruevskit nga komentimi i përmbajtjes skandaloze të bisedave të përgjuara. Këtë e vërteton edhe heshtja bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, dirigjentët në gjyqësi, Mijallkov, Stavrevski dhe Jankullovska. Më kot Gruevski mundohet me manipulime”, tha Shilegov. Sipas tij, prej dje opinion e kuptoi se kush ka shkelur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë duke apostrofuar këtu kryeministrin Gruevski dhe disa bashkëpunëtorë të tij, mes tyre edhe prokurorin publik, Marko Zvërlevski, i cili tha se paguhet nga qytetarët t’i mbrojë interesat e tyre. “Zvërlevski në vend që të ngre procedurë për përgjimin skandaloz dhe ndërhyrjen e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor,  sot me deklaratën e tij vetëm vërtetoi se është partiak dhe jo prokuror publik i Republikës së Maqedonisë”, akuzoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.