fbpx

SHGM: Rizgjedhja e Cvetkovskit për drejtor nuk i ndihmon reformat në RTM

-

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të Radiotelevizionit të Maqedonisë nuk ndihmon reformimin e transmetuesit publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Ata thonë se “zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë së fuqishme që ndaj anëtarëve të Këshillit programor kanë ushtruar VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe BDI-ja në pushtet.”

“Për fat të keq, anëtari i SHGM-së, i cili nuk mbështeti rizgjedhjen e Cvetkovskit, nuk arriti t’i bindë anëtarët e tjerë të Këshillit që drejtori i ri të jetë menaxher me pervojë, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti. Përkujtojmë se të paktën katër anëtarë të Këshillit që kanë votuar për Cvetkovskin, në këtë organ janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Neni 119, paragrafi 1, alineja 2, i Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, thotë se personat që në pesë vitet e fundit kanë ushtruar funksione publike, nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Këshillit programor”, thuhet në komunikatë.

SHGM-ja e fton Kuvendin që ta konstatojë mospërputhjen e funksioneve dhe t’i shkarkojë nga Këshilli programor i MRT, Jagnulla Kunovskën dhe Kosana Maznevën, ish-deputete të VMRO-DPMNE, Agim Lekën, ish-ambasador dhe Snezhana Klinçarovën, ish zëdhënëse e komunës së Butelit.

“SHGM-ja paralajmëron se reformat në transmetuesin publik nuk guxojnë të jenë objekt i pazarit politik mes pushtetit dhe opozitës, në dëm të interest publik”, thuhet në komunikatë.

Paraprakisht, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski i pyetur për mendim pas zgjedhjes së Cvetkovskit, tha se “kjo zgjedhje do të jetë në fuqi deri sa të miratohet Ligji i ri për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike”.

Sipas tij, ka mundësi që ligji të hyjë në procedurë qeveritare deri në fund të kësaj jave.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.