fbpx

Sheqerinska në Berlin do të kërkoj mbështetje nga partitë simotra

-

Zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska sot dhe nesër do të jetë pjesë e Konventës vjetore të Aleancës progresive dhe takimit të kryesisë së Partisë së socialistëve evropiane (PSE), njoftoi LSDM.

Nesër, në takimin e prezidiumit të PSE, Sheqerinska do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha partive simotra në Evropë dhe do t’i njoftojë për ngjarjet e fundit në vend dhe sërish do të kërkoj mbështetje për pozicionet parimore të LSDM-së në drejtim të tejkalimit të krizës politike. Konventa e Aleancës Progresive me titull “Formësimi i të së ardhmes- Për botë të lirë, të drejtë dhe solidare” në një vend do të grumbulloj përfaqësues nga më shumë se 100 parti socialdemokrate, sociale dhe laburiste nga mbarë bota, mes të cilëve kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, kryetari i SPD Gjermani dhe kandidat për kancelare, Martin Shulc, kryetari i Partisë Sociale franceze, Zhan Kristof Kambedele dhe kryetari i socialdemokratëve austriak, Kristian Kern.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.