fbpx

SHBA: Të japin llogari ata që kanë kryer, organizuar dhe porositur dhunën

-

SHBA-të i bëjnë thirrje kompetentëve në Maqedoni që të marrin hapa për të gjetur siguri për të gjithë anëtarët e Kuvendit, t’i hetojnë rastet e dhunës hollësisht dhe t’i thërrasin në përgjegjësi kryerësit, organizuesit dhe porositës e dhunës, ka deklaruar përfaqësuesja e Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns gjatë fjalimit të saj në këshilli e përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

“Ashpër dënoj sulmet e dhunshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë të cilat ndodhën pas zgjedhjes së Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit. Do të bashkëpunojmë me të dhe Kuvendin për përkrahje të demokracisë dhe t’i ndihmojmë Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimin evropian. Nuk ka hapësirë për dhunë në proceset demokratike. Kemi shprehur solidaritet të madh për deputetët e lënduar dhe të tjerët. Kërkojmë nga institucionet të mundësojnë siguri të deputetëve, detajisht t’i hetojnë sulmet dhe secili që ka ushtruar, organizuar dhe ka urdhëruar sulm, të përgjigjet”, tha ambasadorja.”

Bërns shton se zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm përmes respektimit të ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve, që u shpreh përmes proceseve demokratike si dhe përmes respektimit të rezultateve nga zgjedhjet që u mbajtën dhjetorin e kaluar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.