fbpx

SHBA dënojnë sulmin ndaj deputetëve, kërkojnë hetim dhe përgjegjësi

-

SHBA fuqishëm dënon sulmet ndaj anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë zëdhënësi i Departamentit shtetëror amerikan, Mark Toner.

“SHBA fuqishëm i dënojnë sulmet ndaj anëtarëve të Parlamentit të Maqedonisë të cilat vijuan pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar parlamenti. Në proceset demokratike nuk ka vend për dhunë. Shprehim simpatitë më të thella për anëtarët e Parlamentit që janë lënduar si dhe për familjet e tyre. SHBA u bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të garantojnë siguri për të gjithë anëtarët e Kuvendit, që të hetojnë rrënjësisht sulmin dhe t’i thërrasin në përgjegjësi ata që kanë kryer akte dhune”, ka thënë Toner.

Zëdhënësi i Departamentit ka deklaruar se SHBA do të punojë me kryetarin e ri të Kuvendit për mbështetjen e demokracisë dhe për ta ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj evropiane.

SHBA fton të gjitha partitë që të qëndrojnë të qeta, t’i tejkalojnë dallimet dhe t’i respektojnë ligjet e vendit dhe proceset demokratike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.