fbpx

“Revolucioni shumëngjyrësh” porositi: Zgjedhje në kushte të këtilla s’mund të ketë

-

“Revolucioni shumëngjyrësh” sonte ngjyrosi godinën e NIP “Nova Makedonija” ku gjenden hapësirat e KSHZ-së. Ata porositën se në kushte të këtillë, me listë të këtillë zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje.

Para të fillojnë ngjyrosjen, protestuesit të veshur me mallota ndezën pishtar zjarri për t’i mbrojtur personat që ngjyrosnin nga kamerat e policëve.

Më herët, turma e grumbulluar mallotë i ofroi edhe pjesëtarëve të kordonit policor, por ata refuzuan. Në prapavijë, në altoparlantë u lëshuan një pjesë e “bombave” lidhur me manipulimet zgjedhore.

 

“Ky shtet gjenden në rruzullin tokësor dhe s’mund të shkojmë në zgjedhje me listë të këtillë. Më shumë se 300.000 persona konstatohen si votues të dyshimtë. Prej tyre 80.000 janë kontrolluar në terren ndërsa më shumë se gjysma nuk janë gjetur në shtëpi”, porositën protestuesit.

Protesta tradicionalisht filloi para PSP-së ndërsa protestuesve iu bashkëngjit edhe euro- ambasadori Ervan Fuere i cili tha se nuk ka kushte për zgjedhje korrekte.

Protesta sot kishte në Kumanovë, Shtip, Prilep dhe Kriva Pallankë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.