fbpx

7-vjeçarja i shpëton për mrekulli aksidentit ajror

-

Një shtatë vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht një aksidenti ajror ku mbetën katër të vdekur në Kentaki të SHBA. Ka qenë pikërisht vogëlushja që ka lajmëruar ndihmën e shpejtë rreth gjysëm ore pas përplasjes. Ajo ka shkuar në shtëpinë më të afërt, ku ka treguar gjithçka ka ndodhur, duke ia lehtësuar punën edhe policisë për të gjetur sa më lehtë vendin e aksidentit të avionit privat. Kërkimet zgjatën rreth dy orë.

Kur policia arriti të gjente vendin e aksidentit në afërsi të një pylli në liqenin e Kentakit, një nga vendet turistike të zonës, për personat në bord nuk kishte ctë bëhej më.  Viktimat janë Marty Gutzler, 49 vjeç, i ati i vogëlushes, Kim, 45 vjeç nëna e vajzës dhe motra e saj nëntë vjeç, Piper, dhe kushërira 14-vjeçare, Sierra Uajlder. Ata ishin duke u kthyer nga Florida, ku kishin festuar dhe Vitin e Ri. Avioni duhej të ulej në Mount Vernon, në Ilinois.

“Është një mrekulli që vajza ka shpëtuar”, ka thënë një polic i Kentakit. “Ka mundur të dalë vetë nga rrënojat e të arrij shtëpinë më të afërt për të treguar çfarë ka ndodhur. Vogëlushja, në gjendje shoku, është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.