fbpx

LSDM: Pse buxheti i Fondit pensional dhe Fondit të sigurimit shëndetësor është bosh?

-

Zgjidhjet e reja ligjore do të qojnë që punëdhënësit t’i ulin marrëveshjet  në vepër nën pagën minimale me qëllim që t’i shmangen harxhimeve plotësuese për sigurimin pensional dhe atë shëndetësor, deklaroi në konferencën për shtyp Mila Carovska, kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale të LSDM-së.

Në këtë mënyrë shumë qytetarë jo vetëm që do të mbeten pa sigurim shëndetësor dhe pensional, por  do të kenë edhe të ardhura më të vogla. Prandaj Stavrevski nuk ka si t’i arsyetojë këto ndryshime ligjore, derisa të gjejë mënyrën të detyrojë ose stimulojë punëdhënësit  që të ndajnë mjete shtesë për sigurimin  personave të angazhuar ose marrëveshjet autoriale t’i transformojnë në marrëveshje për punë të rregullt- tha Carovska.

Ajo shtoi se këto zgjidhje, obligohet dikush që tash më ka këtë drejtë( nëpërmjet pagesës së kontributeve për pagë), sërish të paguaj për të drejtën e njëjtë, edhe atë pa fituar asnjë shërbim plus.

Nga LSDM-ja pyesin Qeverinë a mendon në të vërtet t’i lirojë funksionarët nga kontributet e marrëveshjeve në vepër ose marrëveshjet autoriale.

Nëse është kështu, atëherë pushteti duhet të shpjegojë këtë diskriminim, për shembull, pse dikush të shkojë në disa takime në këshillin drejtues të disa ndërmarrjeve, si për shembull Postat e Maqedonisë ku anëtarë janë diplomatë dhe profesorë të universiteteve, nuk do të duhet të paguaj kontributet të honorarit,  ndërkaq dikush punon gjithë muajin me kontratë në vepër për 12.000 ose 13.000 denarë duhet të paguaj kontribute- thotë Carovska.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.