fbpx

RTM-ja planifikon t’i ndahen 13,37 milionë euro dhe të kërkojë edhe 3 milionë euro të tjera për kanalet e reja

-

Македонска радиотелевизија (МРТ) испрати план до Владата за почнување со работа на телевизиски канал што 24 часа ќе емитува програма на албански јазик и уште еден канал што ќе емитува на другите јаз

Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTM) dërgoi plan deri te qeveria për fillimin me punë të kanalit televiziv që do të emetojë program 24-orësh në gjuhën shqipe dhe një kanal tjetër që do të emetojë program në gjuhët e nacionaliteteve të tjera. Një muaj pasi të miratohet, RTM-ja është e përgatitur të fillojë me këto programe, tha Smillka Janeska – Sarkanjac, kryetare e Këshillit programor të RTM-së, e cila para Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot e arsyetoi planin financiar të RTM-së për vitin 2018.

Ajo sqaroi se që të fillojnë të funksionojnë dy kanalet e reja do të nevojiten edhe 1,8 milionë euro të tjera “për shpenzime të njëhershme” dhe 1,2 milionë euro në vit për funksionimin e kanaleve. Pas 50 minutave punë dhe diskutim për këtë pikë, Komisioni unanimisht solli vendim që plani financiar i transmetuesit publik të radiodifuzionit t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.

Sipas planit të përgatitur që në tetor të vitit të kaluar, RTM-ja pret që këtë vit të disponojë me 822,5 milionë denarë (13,37 milionë euro).

– Kjo është pothuajse 32 për qind më pak se sa në vitin 2017, e madje edhe se në vitin 2016 – tha Janeska-Sarkanjac.

Paratë që do t’i marrë RTM-ja nga buxheti i Republikës së Maqedonisë janë 700 milionë denarë (11,38 milionë euro), gjegjësisht 85,1 për qind e mjeteve të përgjithshme të planifikuara të transmetuesit publik.

Në zërat e tjerë të ardhurave, RTM-ja ka planifikuar edhe para nga pagesat e vonuara të taksës për radiodifuzion. Përveç nga buxheti, RTM-ja planifikon edhe të ardhura prej 10 milionë denarësh (162.550 euro) nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, për prodhimin dhe emetimin e prorgamit të filmit dhe atij dokumentar, ndërsa janë planifikuar edhe 32 milionë denarë (520.150 еuro) të ardhura nga Ministria për Kulturë për mbështetjen e produksionit muzikor vendor.

Në pyetjen e kryetarit të Komisionit, Dime Vellkovski, se pse janë planifikuar këto para kur Ministria për Kulturë deklaroi se do ta anulojë vendimin për subvencionimin e muzikës vendore, Janeska-Sarkanjac sqaroi se kjo është akoma obligim ligjor i RTM-së dhe se kur do të ndryshohet ligji, ky zë do të hiqet nga buxheti.

Për rroga dhe shpenzime të tjera për të punësuarit, RTM-ja në vitin 2018 do të harxhojë 391,05 milionë denarë (6,35 milionë euro). Në pyetjen e deputetit të BDI-së, Rexhail Ismaili, se pse janë planifikuar vetëm 10 milionë denarë (162.550 euro) për investime në pajisje, gjegjësisht si mendohet të realizohet funksionimi i kanalit televiziv 24-orësh në gjuhën shqipe dhe i kanalit 24-orësh në gjuhën e nacionaliteteve të tjera me aq para, kryetarja e Këshillit programor të RTM-së, Janeska-Sarkanjac, sqaroi se shtëpia ka dorëzuar plan në qeveri për këtë.

– Kërkuam edhe miratim për 90 punësime të reja – tha Janeska-Sarkanjac.

Sa i përket vërejtjeve në raportet e Pribes, kryetarja e Këshillit programor të RTM-së sqaroi se planifikohet bashkëpunim me organizatat e gazetarëve dhe ato qytetare për ngritjen e profesionalizmit të të punësuarve dhe zhvillimin e transmetuesit të mirëfilltë publik.

Ajo sqaroi edhe se të drejtat për Kampionatin evropian në hendboll në Kroaci nuk janë blerë për shkak të mungesës së parave, ndërsa për Lojërat olimpike dimërore në Korenë Jugore, të cilat fillojnë më 9 shkurt, kryetarja e Këshillit programor tha se do të negociohet për blerjen e të drejtave.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.