fbpx

Rorabaker kërkoi falje për deklaratën se Maqedonia nuk është shtet dhe se duhet të ndahet

-

Kongresmeni republikan i Kalifornisë dhe kryesues i Nën-komitetit për Evropë dhe Euroazi, Dana Rorabaker, kërkoi falje për deklaratën e tij kontroverse para disa kohëve në intervistë për “Vizion Plus” nga Tirana ku tha se Maqedonia duhet të ndahet.

Ai në deklaratë tha se Maqedonia është shtet legjitim me të drejtë të vetëvendosjes dhe respektimit të kufijve.

“Komenti aludonte, ndoshta gabimisht, në shqetësimin tim ndaj sfidave në sundimin e brendshëm me të cilën Maqedonia ballafaqohet lidhur me pakicat etnike. Unë në asnjë mënyrë nuk doja të them se dikush tjetër përveç maqedonasve duhet të vërtetoj sovranitetin apo kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia janë kuptuar ndryshe, unë kërkoj falje”, tha Rorabaker në deklaratë.

Ai vlerësoi lartë marrëdhëniet pozitive që SHBA i ka me Maqedoninë dhe shtoi se Maqedonia është mike e vërtetë e SHBA-së.

“Kisha rastin të takoj shumë amerikanë (dhe maqedonas) të cilët ndanin ne mua shumë fakte të dobishme historike dhe informacione për Maqedoninë dhe rajonin si dhe për dinamikën aktuale. Me padurim pres bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen dhe ç’është më e rëndësishme, bashkë në mënyrë të vazhdueshme, të japin çmos që të ndihmojmë në politikën e jashtme të SHBA-së, kështu që kjo do të rezulton me Ballkan të qetë, prosperues dhe të lirë” shton Rorabaker.

Para 10 ditëve në intervistë për shtypin shqiptar, Rorabaker deklaroi se Maqedonia nuk është shtet.

“Maqedonia nuk është shtet. Më vjen keq, por nuk është. Kosovarët dhe shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë pjesë e Kosovës. Pjesa tjetër duhet të jetë me Bullgarinë. Ideja se ne duhet ta mbështesim Maqedoninë si shtet sepse dikush para 30 vite ka vendosur se ky është konfiguracioni më i mirë duhet të del pas shkatërrimit të Jugosllavisë, nuk na çon në arsyetim logjik se kjo ide duhet të mbështetet” tha Rorabaker.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.