fbpx

Refuzohet ankesa e PSP-së, Koçani do të mbrohet nga liria

-

Këshilli Penal mbrëmë ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Speciale të cilën e ngriti për shfuqizimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin “Trust”.

Prokurorët e PSP-së, Gavril Gubevski dhe Artan Ajro në seancën e sotme i kanë shpalosur argumentet se ka tregues  që Koçani ta përsërit veprën dhe se 900 mijë eurot e dhëna dhe marrja e pasaportës nuk janë garanci e mjaftueshme. Mbrojtja e Koçanit në krye nga avokati Nikola Dodevski ka thënë se garancia është legjitime dhe se kjo është praktikë në të gjitha shtetet demokratike.

Gjykatësi në procedurë paraprake të enjten solli vendim që Koçanit mos t’i shqiptohet paraburgimi, por ai të mbrohet nga liria me garanci prej rreth 900.000 euro, t’i merret pasaporta dhe në mënyrë obligative një herë në javë të paraqitet para Gjykatës. Koçan më shumë se dy muaj ishte në arrati dhe i pakapshëm për organet e ndjekjes.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.