fbpx

Përçarje në SIRIZA pas votimit të memorandumit grek?

-

Qeveria greke sot sërish është para një testit të rëndësishëm. Votimi për kredinë e re dhe pakon e masave për Greqinë do të tregoj se sa është e madhe mbështetja nga brendia e SIRIZA-s për Qeverinë dhe për përpjekjet e kryeministrit Aleksis Cipras. Partia majtiste duket se gjendet para shkatërrimit pas apelit të djeshëm të ish ministrit të energjetikës, Panajotis Lafazanis, i cili bëri thirrje për formimin e një lëvizje të re politike.

Diskutimi parlamentar për masat pritet të filloj vonë pasdite apo gjatë mbrëmjes pasi të përfundojnë të gjitha diskutimet në nivel të komisioneve parlamentare. Supozimet janë se të mundshme janë vonime dhe zvarritje të diskutimeve, për çka pritet votimi të merr fund në orën e hershme të mëngjesit.

Për kryeministrin Cipras pritet të jetë ditë e vështirë sepse patjetër duhet të qëndroj pas memorandumit për kursi kundër të cilit aq vite kundërshtonte edhe atë me mbështetje nga deputetët e SIRIZA-s. Pikëpyetje është se sa deputet do të marrin sot anën e tij. Përderisa shifra e deputetëve qeveritar bie nën 120, përqindjet në Greqi janë se Cipras do të vendos për zgjedhje të shpejta, madje edhe gjatë shtatorit. Bashkëpunëtorët e tij të afër, në përpjekje që në mënyrë jo të drejtpërdrejtë të përfitojnë mbështetje më të madhe, theksuan se vështirë mund të mbijetojë një qeveri majtiste nëse mbështetja në Parlament është nën 120 deputet.

Prej asaj që mësohet, tani për tani pritet rreth 35 deputet të krahut radikal të SIRIZA-s të votojnë kundër memorandumit dhe në mënyrë potencial të paralajmërojnë tërheqjen e tyre nga partia. Sot në mëngjes Lafazanis së bashku me dhjetëra anëtarë të SIRIZA-s bëri thirrje për formimin e një partie të re gjegjësisht lëvizje politike që do të luftoj kundër memorandumit dhe recesionit të ri, ku do të hidhet shteti dhe që do t’i paraqet kërkesat e popullit për demokraci dhe drejtësi sociale. Me këtë edhe zyrtarisht është hedhur zari për ndarjen e SIRIZA-s dhe nëse caktohen zgjedhjet e parakohshme, do të shkohet në votim në tjetër mënyrë, me përbërje të ndarë.

Tani ngel të shihet a do të merr hapin e anëtarëve të SIRIZA-s edhe ndonjë deputet tjetër. Kundërshtimin e tij deri më tani e kanë treguar edhe zëvendës- kryetari i Kuvendit, Aleksis Mitropulos, i cili deri më tani edhe pse kishte votuar “për” njoftoi se ky është programi më i madh për kursim që është arritur mes Athinës dhe Brukselit. Deputeti Dimitris Stratulis theksoi se ka shumë pika rigoroze që do të jenë në kurriz të popullit ndërsa deputeti Statis Leucakos kërkoi Cipras të mendoj mirë dhe të heq dorë nga votimi i memorandumit të ri.

Partitë opozitare si “Reka”, “Demokracia e Re” dhe “PASOK” pritet që kryesisht t’i mbështesin masat edhe pse në radhët e partisë socialiste dhe të djathtës ka reagime kundër disa masave.

M.P

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.