fbpx

Rama: Platforma është shkruar në Maqedoni, unë kam lehtësuar komunikimin

-

Shqiptarët as nuk kanë qenë, as nuk janë e as nuk do të jenë problem në Maqedoni ndërsa akuzat rreth të ashtuquajturës “Platformës së Tiranës” janë lojë politike, thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në intervistë për portalin “dialogplus.ch”, shkruan korrespondenti i “Meta” nga Tirana.

Rama në intervistë shton se maqedonasit shumë mirë e dinë se shqiptarët janë faktor konstituiv në vend, të drejtat e të cilëve s’mund të shihen dhe trajtohen si shërbim ndaj tyre.

“Platforma është shkruar dhe miratuar nga partitë shqiptare në Maqedoni. Unë kisha kënaqësinë dhe detyrën të ndihmoj, jo rreth platformës, por rreth lehtësimit të komunikimit mes partive”, deklaroi Rama.

Rreth situatës në rajon, kryeministri shqiptar ka shtuar se ekzistojnë konflikte politike, që sipas tij janë më shumë pasojë e proceseve zgjedhore në vend sesa reale.

I pyetur nëse kufijtë e Ballkanit janë të sigurt, në kuptim nëse ekziston rreziku nga ndryshimi i tyre, Rama thekson se ato nuk vihen në pikëpyetje derisa vendet e Ballkanit drejtohen kah integrimet në BE, por nëse ky proces dështon, atëherë edhe debati për kufijtë do të kthehet në tryezë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.