fbpx

Rade Sherbexhia nesër arrin për festivalin “Vëllezërit Manaki”

-

Manastiri po i bën përgatitjet e fundit për hapjen e nesërme solemne të edicionit të 37-të të festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”.

Tepihu i kuq para Qendrës së kulturës pritet të shtrohet nesër ndërsa në të do të defilojnë të gjithë kinematografët e famshëm, aktorë dhe dashamirë të filmit maqedonas dhe botërorë.

Nesër në Manastir pritet të arrijë aktori dhe regjisori i madh Rade Sherbexhia i cili në hapjen- gala të premierës së filmit “Çlirimi i Shkupit” do të vijë me bashkëshorten dhe vajzën.

Zëdhënësja e festivalit Aleksandra Bubevska thotë se një pjesë e madhe e mysafirëve të festivalit kanë mbërritur në Manastir ndërsa rrallë si këtë vit, “Manaki” do ta ndjekin më shumë se 100 gazetarë nga Maqedonia dhe bota.

“Kemi akredituar numër të madh të gazetarëve vendor dhe të huaj që do ta ndjekin festivalin. Kemi ekipe të shumtë nga Sllovenia, Greqia, Franca, B e H dhe Serbia. Atmosfera e festivalit ka filluar të ndjehet, po punohet me avaz të shpejtë dhe me adrenalinë pasi po bëhen përgatitjet e fundit” thotë Bubevska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.