fbpx

Qyteti i Shkupit: Mos ajrosni, ka ndotje të ajrit!

-

Që të evitohet ndotja e ajrit, Qyteti i Shkupit u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin transportin publik, të mos i vozitin makinat e tyre ndërsa nëse i vozitin, le të voziten disa persona përnjëherë.

Qyteti i Shkupit gjithashtu apelon që ata që dalin të shëtitin ta bëjnë këtë vetëm për nevoja të posaçme ndërsa kategori të caktuara siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëne, të sëmurit kronik dhe të moshuarit, të mos dalin në rrugë. Gjithashtu në apel thuhet që qytetarët të mos i ajrosin hapësirat pasi ajri është shumë i ndotur.

Sot të gjitha stacionet e matjes të Ministrisë së ambientit tregojnë prezencë të rritur të grimcave kancerogjene PM 10 dhe PM 2,5. Ndotja e ajrit më e lartë është në orët e mbrëmjes. Mbrëmë në ora 21 stacioni matës në Lisiçe ka treguar 600 mikrogram grimca në 1/ kub metër, që është 12 herë më lartë se 50 mikrogramët e lejuar. Në ora 23 në Gazi Babë dhe Karposh janë matur 350 mikrobramë grimca për 1/ metër kub.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.