Qeveria ka paguar vetëm 250 euro për reklama në “Facebook” dhe Twitter”


       

Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 22 gusht solli vendim me të cilin më nuk do të porosisë reklama te transmetuesit elektronikë, në gazeta dhe portale, por edhe në panoa (bilborde), mirëpo e ruan të drejtën që të informojë për aktivitetet e saj nëpërmjet mediave sociale. Për informimin e tillë, që kur ka filluar me punë Qeveria e re, gjegjësisht që nga qershori, janë harxhuar 15.800 denarë, u përgjigj zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, në pyetjet e agjencisë “Meta” për reklamat e Qeverisë në rrjetet sociale.

Ai thotë se Qeveria është përcaktuar që të krijojë hapësirë demokratike për informim që qytetarët të japin mendime të lira edhe këtë e ka dëshmuar me vendimin që të mos reklamohen nëpër media dhe pano.

“Më 22 gusht, në kuadër të planit 3-6-9, qeveria e Maqedonisë ka votuar një masë me të cilën nuk do të paraqitet më si porositëse e reklamave, fushatave dhe video-klipeve në hapësirë të paguar te transmetuesit komercialë elektronikë – televizionet dhe radiot, gazetat ditore dhe javore, panotë, portalet në internet dhe të ngjashme (me përjashtim të rrjeteve sociale). Me këtë vendim parandalohet që edhe në të ardhmen, cilado qeveri të ndikojë në media, duke paguar shuma të mëdha për reklama, praktikë e cila ka ndodhur në të kaluarën”, thotë Boshnjakovski në përgjigjen që na e dërgoi.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, për ta informuar opinionin për masat dhe aktivitetet e saj, qeveria do t’i shfrytëzojë mediat sociale, pasi që në to nuk mund të imponohet fuqi dhe ndikim nga institucionet shtetërore, por edhe reklamimi atje kushton shumë më pak se sa në media.

“Në këtë moment, rrjetet sociale janë kanali më i lirë për komunikim, dhe duke pasur parasysh se tek ato nuk ekziston redaksi qendrore si te mediat e tjera, nuk ka rrezik për imponim të fuqisë dhe ndikimit nga ana e institucioneve shtetërore të cilat komunikojnë me qytetarët, dhe, dhe mu për këtë shfrytëzohen nga shumë qeveri të botës”, sqaron Boshnjakovski, duke shtuar se, për këtë janë harxhuar gjithsej 15.800 denarë.

Në nëntor të viti të kaluar, “Makfax” publikoi një storje me titull “Së paku 120 persona punojnë për propagandë nëpër ministri dhe në Qeveri, sipas së cilës, numri i aq i madh i personave të angazhuar, punojnë në sektorët për komunikim me publikun në Qeveri dhe nëpër ministri.

Sipas informatave që i ka siguruar agjencia, për vitin 2017, për rrogat e këtyre të punësuarve deri më tani janë harxhuar së paku 562.000 euro, por të dhënat nuk janë të plota pasi atëherë viti nuk kishte mbaruar, por edhe për shkak se disa institucione kanë dhënë të dhëna vetëm për gjashtë, shtatë ose tetë muaj.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.