fbpx

Qeveria dhe operatorët kabllovikë japin sqarime plotësuese në lidhje me të drejtat autoriale

-

Pas debatit me Agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, dje qeveria sqaroi edhe për operatorët kabllovilë se çka saktë ka menduar ministri për komunikime dhe llogaridhënie, Robert Popovski, kur të premten foli për shkeljen e të drejtave autoriale.

Asociacioni i operatorëve kabllovikë (AOK) dhe Bashkësia e interesit ekonomik të operatorëve të rrjetit MK NET, dje nëpërmjet një komunikate deklaruan se pohimet e ministrit Popovski se nuk respektohen të drejtat autoriale nga ana e operatorëve kabllovikë dhe se ata i mashtrojnë parapaguesit e tyre, nuk janë të sakta.

“Është për t’u habitur fakti se në shekullin 21 një ministër prezanton fakte dhe pretendime që janë krejtësisht të pavërteta, të paargumentuara dhe të pambështetura me fakte dhe prova, e gënjen dhe e mashtron publikun me deklarata të tilla ofenduese dhe paushalle dhe e njollos një bashkësi të tërë profesionale, e cila me dekada të tëra ka ndërtuar besim të parapaguesit e saj”, theksuan operatorët kabllovikë.

Sipas tyre, nga Maqedonia derdhen shuma të mëdha milionëshe jashtë vendit, mu për shkak të kompensimit të të drejtave autoriale ndaj TV kanaleve të huaja dhe në qoftë se ministri do të kishte bërë një analizë adekuate të gjendjeve me të drejtat autoriale, do ta dinte se në këtë moment nuk ka asnjë procedurë penale për pirateri kundër ndonjë operatori kabllovik, e as që zhvillohet ndonjë procedurë kundërvajtëse për riemetim pa kontratë nga ndonjë kanal televiziv kundër ndonjë operatori kabllovik.

Qeveria reagoi me komunikatë, ku thuhet se Popovski në fjalimin e tij në diskutimin publik “Agjenda për transparencë e Qeverisë së RM-së”, në mënyrë të qartë ka theksuar se respektimi i të drejtave autoriale do të vlejë njësoj, si për subjektet vendore ashtu edhe për subjektet ndërkombëtare.

“Ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, gjatë fjalimit të tij me rastin e diskutimit publik foli në përgjithësi për mosrespektimin e të drejtave autoriale në Republikën e Maqedonisë, dhe konkretisht nuk përmendi asnjë subjekt apo organizatë”, thotë qeveria.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.