fbpx

Qeveri miratoi propozim/ buxhetin e vitit 2017-të

-

Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim/ buxhetin e vitit 2017-të dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Kuvend.

Siç njoftoi ministri i financave, Kiril Minoski, buxhetit i vitit 2017-të është përpiluar për rritje ekonomike për 3% për vitin e ardhshëm.

“Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të konsoliduar për vitin 2017-të planifikohen në nivelin prej 187,6 miliardë denarë, që është për 7,6% më shumë se viti 2016-të. Të ardhurat e përgjithshme tatimore pritet të shënojnë rritje prej 9,5% në krahasim me vitin 2016-të. Shpenzimet e përgjithshme planifikohen në nivel prej 206,22 miliardë enarë ose për 4,5% më shumë se viti i kaluar” deklaroi Minoski.

Për rroga parashihen 26,77 miliardë denarë ndërsa për transfere sociale 92,7 miliardë denarë. Për vitin e ardhshëm, 51,2 miliardë denarë do të jepen për pensione.

“Të ardhurat të planifikuara në këtë mënyrë sigurojnë konsolidim etapor të financave publike gjegjësisht ulje të deficitit buxhetor në nivel prej 3% nga PBV ose shuma absolute 18,6 miliardë denarë” shton Minoski.

Importi parashihet të ketë rritje prej 6% ndërsa importi sipas vlerësimeve të Qeverisë, do të rritet për 4,7% ndërsa investimet bruto pritet të realizojnë rritje reale prej 4,5%.

Investimet kapitale planifikohen të kenë shumë prej 26,95 miliardë denarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.