fbpx

PSP sërish dorëzoi dëshmitë dhe kërkoi t’i merren kompetencat gjykatëses

-

PSP sërish dorëzoi dëshmitë për rastin me falsifikimin e dokumenteve lidhur me shkatërrimin e pajisjes për përgjim në DSK deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1, e që dje u kthyen si të pakompletuara.

PSP dorëzoi kërkesë për marrjen e kompetencave për gjykatësen sepse ekzistojnë rrethana që shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e saj gjatë vendimmarrjes sepse gjykatësja e njëjtë përmendet në bombat e opozitës.

Siç shpjegojnë nga PSP, ata gjykatës i theksojnë për mosekzistimin e pengesave ligjore për shërbimin gjyqësor që të evidentoj dhe të pranoj informacione të klasifikuara dhe obligimeve ligjore çdo organ që punon me informacione të klasifikuara të siguroj resurse administrative dhe njerëzore për punë me informacione të klasifikuara.

Siç thonë nga PSP, në shkresën është sqaruar edhe se në rastin konkret nuk është kërkuar diskualifikimi i provave për shkak të faktit se me diskualifikim provat e propozuara do të kishin trajtim të informacionit deri tek i cili mund të ketë qasje të lirë.

“Gjatë ditës së sotme, nga kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, janë kërkuar të dhëna zyrtare për atë se cilët gjykatës janë përcaktuar që të veprojnë në lëndët gjyqësore lidhur me paditë e dorëzuar të propozuar nga kjo prokurori, sepse nuk u informuam zyrtarisht cilët gjykatës veprojnë me këto propozim- akuza. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se nga shkresa e dorëzuar deri në këtë prokurori publike me të cilën janë kthyer provat, del emri i gjykatëses e cila vepron për këtë lëndë, Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme do të kërkohet edhe marrja e kompetencës për këtë gjykatëse për lëndën konkrete” thuhet në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.