fbpx

PSP-së do t’i nevojiten më shumë se një vit e gjysmë për t’i dëgjuar të gjitha bisedat e përgjuara

-

 

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka hapur shtatë procedura hetuese deri tani, në të cilat janë të dyshuar 60 persona, derisa shifra e përgjithshme e procedurave parahetuese shënon rritje, deklaroi sot zëdhënësja e PSP-së, prokurorja Lençe Ristovska.

Pjesa dërmuese e procedurave parahetuese, siç bëri të ditur prokurorja, janë përqendruar në raste të kriminalitetit financiar, për finalizimin e të cilave nevojitet më shumë kohë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Ristoska tha se deri tani nuk mund të prejudikohet se kur do të parashtrohet edhe aktakuza dhe konfirmoi se ka presion të caktuar për shkak të afrimit të afatit prej 18 muajve në të cilin prokurorja speciale Katica Janeva, sipas Ligjit për PSP, duhet doemos të parashtrohet aktakuzë ose të urdhërohet ndërprerje e procedurës hetuese.

– Është e vërtetë se afati skadon, por se kur mund të presim aktakuzë është pyetje të cilës nuk mund t’i japim përgjigje të saktë meqë kjo varet nga vëllimi i materialit dëshmues. Deri tani nuk do të mund të prejudikonim asnjë datë – tha Ristoska.

Lidhur me materialet që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i dorëzoi në PSP, në fund të vitit të kaluar, Ristoska informoi se sipas statistikës së tyre, prokurorëve do t’u nevojitet rreth një vit e gjysmë për t’i dëgjuar të gjitha audio-regjistrimet.

– Kemi pranuar 540.646 audio-regjistrime. Ta zëmë se në mesatare një audio-regjistrim zgjatë 90 sekonda, analizat tona tregojnë se për 220 ditë pune, 11 prokurorë, nëse tre orë në ditë dëgjojnë materialet, do t’u duhet më shumë se një vit e gjysmë vetëm për t’i dëgjuar materialet. Këtu, gjithsesi, do të duhet të merret parasysh se duhet të mblidhen dëshmi përkatëse në drejtim të analizës së materialeve, kështu që mund të themi se kjo gjendje flet se afati është diçka që na bën presion. Besoj se do të bëhen përpjekje për të gjetur mekanizma për të tejkaluar këtë gjendje – shprehet prokurorja e PSP-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.