fbpx

PSP: Pajisja për DSK-në Kërpaçit i është paguar përmes “Finzi”

-

PSP hapi lëndën e re e cila quhet “Trezori” që ka të bëjë me kriminalitetin ekonomik. Siç tha prokurorja Fatime Fetai, bëhet fjalë për keqpërdorim të madh të mjeteve buxhetore të R. së Maqedonisë.

“Nga provat e grumbulluara për këtë lëndë, këto mjete përmes dëmtimit të buxhetit janë shfrytëzuar për dobi dhe pasurim personal. Në këtë moment hetimi zhvillohet për dyshim të bazuar për tre persona të punësuar në DSK dhe një person i punësuar në MPB, që kanë punuar në dobi të një personit juridik “Finzi” SHPKNJP Shkup. Dyshojmë se buxheti i R. së Maqedonisë është dëmtuar për 863.045 euro. Nga korriku 2010 deri në fund të vitit 2012-të, tre persona e parë të dyshuar e kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe kanë marr porositur pajisje për nevojat e DSK-së, përmes kompanisë “Finzi”- tha Fetai.

Kreu i “Finzi” SHPKNJP Shkup ishte tanimë i ndjeri Kosta Kërpaç, i cili para disa muajve në kushte të dyshimta bëri vetëvrasje.

Kjo është lënda e parë për kriminalitet ekonomik që del nga materialet e përgjuara.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.