fbpx

PSP: Katër hetime të reja për fshehjen e tatimit dhe shpërdorimin e funksionit

-

Prokuroria Speciale sot në konferencë shtypi njoftoi se ka hapur katër lëndë të reja edhe atë, “Tabela”, “Trista”, “Total” dhe “Tifani”, për katër persona.

Siç deklaroi prokurorja Fatime Fetai, në rastin “Tabela” dyshohet një drejtor i shkollës nga Zajazi i Kërçovës, i cili pa procedurë për furnizim publik ka lidhur marrëveshje për ndërtim.

Rasti “Total” ka të bëjë me fshehjen e tatimit ku dyshohet pronari dhe udhëheqësi i kompanive “Total”, “Media Maks Total” dhe “Media Maks”. Ai sipas PSP-së, ka dhënë të dhëna të rreme dhe ka shfrytëzuar personat juridik si viktimë dhe ka fshehur tatim prej  121.414 euro.

“Tifani” është rast ku për fshehje tatimi dyshohet pronarja dhe udhëheqësja e kompanisë “Smart Centar” dhe “Smart Grup” e cila në librat ka dhënë të dhëna të rreme për faktet dhe ka evituar shtetit t’i paguaj tatim.

Nën emrin “Trista” dyshohet ndihmës/ ministri i MPB-së për furnizim me 300 makina në vitet 2008-2012 me çka ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Ai gjatë furnizimit ka pranuar propozimin për ofertën më të volitshme, edhe pse i ka ditur ofertat më të volitshme në aspekt ekonomik dhe ka lidhur kontrata me “Porshe Maqedoni”, “Kolevski”, “Bohemia”, “Kadiz”, “Auto- Maqedoni”, “Avto Kuka” dhe “Avto Mobil” duke dëmtuar buxhetin për mbi 400.000 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.