fbpx

PSP: Jankuloska ishte e ftuar për rastin “Titanik”

-

Ish ministrja e brendshme dhe funksionarja e lartë e VMRO DPMNE-së, Gordana Jankuloska sot ishte ftuar në Prokurorinë speciale si e dyshuar në lëndën “Titanik”, konfirmuan nga PSP për “Meta”.

Prej atje thonë se Jankuloska sot ka kërkuar shqyrtimin e provave, për çka, shtojnë nga PSP, ajo “sërish do të ftohet për bisedë informative për lëndën e njëjtë që të prononcohet”.

Ish ministrja sot nuk deshi të zbuloj për cilën lëndë ishte ftuar dhe u tha gazetarëve që përgjigjen ta kërkojnë, siç tha, tek ai i cili i ka ftuar para Prokurorisë.

Ajo deklaroi se Prokuroria Speciale që moti ka humbur kredibilitetin që të zhvilloj procedura lidhur me drejtësinë, por ka mbajtur edhe më tej primatin si një prej pjesëve më kryesore organizative të LSDM-së gjegjësish vegël në funksion të partisë opozitare çdoherë kur atyre u duhet që të arrijnë ndonjë synim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.