fbpx

Hulumtuam: Secili mund të blejë numër të pakufizuar të pripejd-kartelave

-

Në të tre operatorët celularë nuk ka kufizime të veçanta për numrin e kartelave pripejd të cilat mund t’i ketë një person juridik apo fizik.
Pas skandalit rreth kurdisjeve në festivalin “Shkupi 2014”, në të cilin u arrestuan disa veta, të cilët shfrytëzuan rreth 2500 SIM kartela, Agjencia “Meta” hulumtoi se a ka ndonjë kufizim lidhur me numrin e pripejd kartelave që mund t’i ketë një person fizik apo kompani.
Në sallonet e shitjes të të tre operatorëve në vend, pripejd kartelë mund të blejë secili i cili do të paraqesë vetëm letërnjoftim, pasaportë apo leje për vozitje. Në sallonin e shitjes së “T-mobile” na thane se mund të jepen tre kartela pripejd një personi fizik, ndërsa nëse shfaqet nevoja edhe më tepër, u duhet leje e veçantë nga shefi i sallonit e cila, megjithatë, nuk është problem të merret. Në emër të personit juridik, mund të blihen edhe deri 10 kartela përnjëherësh, ndërsa për numër më të madh, gjithashtu, nevojitet leje. Nga “One” për pripejd kartelat nuk kanë kufizime as për personat fizikë as për personat juridikë. Operatori “Vip” ka kufizime deri në 5 numra për një person, por edhe ky kufizim mund të tejkalohet.
-Politika e ndërmarrjes lejon që një shfrytëzues të ketë deri në pesë kartela në emër të tij. Por nëse nevojiten më shumë, patjetër duhet të kërkojmë leje nga organet më të larta të ndërmarrjes. Procedura e njëjtë është edhe kur ka të bëjë me persona juridikë -thonë në sallonin e shitjes së “Vip”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.