fbpx

Protestuesit para Qeverisë ngjyrosën fotografitë e Gruevskit dhe Ivanovit

-

Protestuesit e “Revolucionit të Larmë” sonte para Qeverisë vendosën fotografinë e Nikolla Gruevskit, ku shkruante “Mafia” dhe fotografinë e kryetarit Gjorge Ivanov, ku shkruante “Abolim”.

Balona me ngjyra të ndryshme janë hedhur drejt këtyre dy fotografive, ndërsa më pas protestuesit edhe e dogjën fotografinë e Ivanovit. Mes tjerash protestuesit brohorisnin “Dorëheqje, Dorëheqje”.

Protesta filloi më orën 18 para PSP-së prej ku turma u drejtua drejt Kuvendit. Me rastin e 111 vjetorit të vdekjes së kryetarit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, protestuesit vendosën lule para përmendores.

Para protestuesve u drejtua aktivistja Doroti Packova e cila tha se secili ka të drejtë të ankohet, t’i shemb padrejtësitë dhe të punoj për të ardhme më të mirë.

“Ne nuk vendosim faqet tona për shuplakë, jemi të gjallë dhe duam të jenë të gjallë edhe fëmijët tanë” tha Packova.

 

Para turmës u drejtua edhe Bogoev i cili mes tjerash tha:

“Të mund Gruevski të dëgjoj dhe të ndjej atë që dëgjoj unë, menjëherë do t’i mbledh plaçkat dhe do të shkojë aty ku e kanë vendin kriminelët”.

 

Në protestën e sotme që mbaroi para Qeverisë, protestuesit porositën zv- ministrin plotësues për punë të brendshme, Mitko Çavkov dhe kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski se nuk kanë frikë nga arrestimi dhe incizimi sepse kjo i bën edhe më të fortë.

Protesta sot u mbajtën në Veles, Manastir, Prilep, Radovish, Strumicë, Kërçovë, Ohër dhe Kadavar.

 

Krahas protestave në Kërçovë, Ohër dhe Kavadar u mbajtën edhe kundër- protestat e LQMM. Ata kërkojnë zgjedhjet të mbahen më 5 qershor dhe të dilet nga kriza politike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.