fbpx

Protestë para Gjykatës kushtetuese: “Mafia në robëri”, “Dorëheqje“, „Ka Grujo -s’ka qetësi“.

-

Duke goditur tenxheret një grup qytetarësh sot përsëri u grumbulluan para Gjykatës kushtetuese që të shprehin pakënaqësinë e tyre nga vendimi i Gjykatës që të shqyrtoj nismën për ndryshimin e Ligjit për amnisti i cili parasheh faljen e personave që ndiqen për kriminalitet zgjedhor.

Qytetarët e mbledhur brohoritnin “Mafia në robëri”, “Dorëheqje“, „Ka Grujo -s’ka qetësi“.

“Kanë kryer kriminalitet zgjedhor dhe tani duan amnisti. Jo ministra, çfarë të duan le të jenë, duhet të japin llogari. Ndërsa presidenti është i përcaktuar në aspekt partiak për këtë populli duhet të del në protestë. Ligji duhet të vlej për të gjithë njësoj, pa marrë parasysh nëse ka gabuar ndonjë nga VMRO DPMNE” deklaroi një qytetarë prezent në tubim.

Vlladimir Millçin paralajmëroi se protesta e ardhshme do të jetë të hënën pasdite.

“Të hënën do të grumbullohemi që të kërkojmë dorëheqje për varrosësit e Kushtetutës. Kjo i tangon të gjithë ata që duan të jetojnë në shtet ku sundojnë të drejtat dhe ku ka drejtësi. Na konsiderojnë si navi, si budalla. Eja t’ju tregojmë se po gënjehen” tha Millçin.

Në fund të protestës qytetarët hedhnin vezë ndaj Kushtetueses.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.