fbpx

Promovohet vëllimi i gjashtë i “Fjalorit shpjegues i gjuhës maqedonase”

-

Gjuha është segment i rëndësishëm i trashëgimisë së përgjithshme kulturore të një populli. Ajo është komponent që determinon prejardhjen e popullit, të kaluarën e tij dhe pa të identifikimi në suaza botërorë është i pamundshëm. Pikërisht për këtë, pasuria gjuhësore e vendosur mes kopertinave të fjalorit shpjegues maqedonase është pasuri e paimagjinueshme për popullin tonë.

Këtë e theksoi ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska në fjalimin e saj në promovimin e sotëm të vëllimit të gjashtë të “Fjalorit shpjegues të gjuhës maqedonas” që përmban fjalë nga shkronjat “t” deri “sh”. Ajo nënvizoi se publikimi është me interes shumë të lartë kombëtarë dhe paraqet vepër kapitale për linguistikën maqedonase.

-Promovimi i sotëm është shumë i rëndësishëm sepse me rrumbullakimin e këtij projekti, realizimi i të cilit  u mbështet nga Ministria e kulturës, ne fituam vepër që me vet bart informatën, dëshminë, faktet për atë se sa është gjuha jonë e thjeshtë dhe ndryshe nga gjuhët tjera, sa në vete bart leksik të pasur, sintaksë dhe kolorit me shprehje të panumërta, që mund të ilustrohen në një fjalor. Krijimi i fjalorit shpjegues është pa dyshim akt historik me të cilin të gjithë ne, e besoj që edhe gjeneratat pas nesh, do të krenohen me ndjenjë të veçantë të përkatësisë dhe identitetit- tha ministrja Kançeska- Milevska.

Njëri nga promotorët e publikimit, prof. d-r Ludmil Spasov, u pajtua se bëhet fjalë për realizim historik, projekt me të cilin një komb me gjuhën e vet standarde ose letrare bëhet pjesë e kulturës më të gjerë, kur mundet ta interpretoj pasurinë e vet folëse me gjuhën e tij.

-Projekti është shumë i vështirë, voluminoz dhe afatgjatë. Njëkohësisht, duhet të pranojmë se nuk ka hasur vetëm në rrugë të hapura por edhe në pengesa gjatë realizimit dhe është nisur që moti, praktikisht nga themelimi i këtij Institucioni sepse ekzistojnë një kartotekë e madhe e pasurisë folëse maqedonase. Dhe tani jemi në momentin kur kemi realizim të plotë- tha Spasov.

Ai theksoi se nuk duhet ta harrojmë edhe fjalorin maqedonas shpjegues me interpretime serbo- kroate, redaktor kryesor i të cilit ishte Blazhe Koneski, që është bazë dhe pikënisje i këtij projekti. Spasov kishte vërejtje për, siç tha, numrin shumë të vogël të ekzemplareve me të cilin është botuar “Fjalori shpjegues” prej vëllimit të parë deri në atë të gjashtin dhe shprehi shpresën se së shpejti do të del botimi i dytë në numër të mjaftueshëm sepse duhet ta ketë çdo institucion kulturor dhe publik në Maqedoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.