fbpx

Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetimore kundër organizatave joqeveritare dhe Besës

-

Sektori për krim të organizuar pranë Prokurorisë Publike Shkup zhvillon procedurë parahetimore për financim ilegal të procesit zgjedhor kundër disa organizatave joqeveritare dhe partisë politike Besa, njofton Nova TV.

Portali si burim informata përmend “burime shumë të larta në hetim që për shkak të sigurimit personal kanë kërkuar të qëndrojnë anonim”.

Sipas tyre, bëhet fjalë për OJQ që janë financuar nga donatorë të huaj, si p.sh Qeveria e SHBA-së dhe qeveri tjera nga vendet e Perëndimit si dhe fondacioni “Instituti Shoqëria e Hapur”.

Lënda, shkruan më tej Nova TV është formuar mes 20 dhe 30 dhjetorit, pak para mbarimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare apo tre ditë pas kumtesës së VMRO DPMNE-së ku paralajmëroi luftë me sektorin joqeveritar apo “desorosoizim”.

Në procedurë parahetimore, sipas njohurve, janë përfshirë shërbime të larta të sigurisë policore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.