fbpx

Programet dokumentare historike-të barokut kanë “gëlltitur” 1,8 milionë euro nga buxheti i RTM-së

-

Emisionet dokumentare dhe serialet me përmbajtje historike që janë përgatitur në koproduksion me produksionet e pavarura, në periudhën 2013 – 2015 kanë “gëlltitur” gjithsej 1,8 milionë euro, tregon hulumtimi i BIRN-it për kontratat e koproduksionit që janë nënshkruar në vitet 2013, 2014 dhe 2015.

Përmbajtjet e incizuara me pasqyrë audiovizuale e projektit erkitektonik “Shkupi 2014”, gjegjësisht janë përpjekje që nëpërmjet ekraneve të vogla të përcillet porosia për popullin “biblik” me vazhdimësi nga Aleksandri i Madh nëpërmjet shenjtorëve Kirili dhe Metodi, e deri te ASNOM-i dhe pavarësia e Maqedonisë, thonë autorë e hulumtimit të publikuar në “Prizma”.

Seriali “Shkupi 2014” me titull pune “Shkupi vazhdon” ka kushtuar vetëm 7.000 еuro për 14 episode. Ky serial, përveç bisedës nga “bombat” ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski dhe ministrit të atëhershëm për transport dhe lidhje Mile Janakieski, ku kryeministri i atëhershëm kërkon që në buxhetin e Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) të parashihen shpenzime prej gjysmë milionë eurohs, sa kanë “borxh për emisionet dokumentare”, thotë se ky mega-projekt televiziv është në “regji” të pushtetit. Kështu në “Shkupi vazhdon” bashkëbisedues janë Nikolla Gruevski, ish-ministresah për kulturë, Elizabeta Kançeska – Milevska, ish-kryetari i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe historianë, thuhet në hulumtim.

Rëndësia e këtij projekti për prezantim televiziv të historisë së pushtetit të atëhershëm shihet edhe nga përsëritja e disahershme e përmbajtjeve të incizuara në transmetuesin publik të radiodifuzionit, e pastaj edhe në televizionet e tjera që konsideroheshin “miqësore” ndaj qeverisë së mëparshme të Gruevskit.

Në vitin 2013, RTM-ja për këto emisione dokumentare e ka harxhuar gjysmën e fondit të saj për produksion apo koproduksion, gjegjësisht 2,5 milionë euro për program të vetin dhe për bashkëpunim me produksionet e jashtme dhe nga kjo shumë, mbi 1,2 milionë euro kanë shkuar për emisionet dokumentare.

Vitin tjetër, 2014, RTM-ja ka dhënë dukshëm më pak para nga fondi për këtë qëllim, vetëm rreth gjashtë për qind dhe ka nënshkruar vetëm katër kontrata për përgatitjen e emisioneve dokumentare në vlerë prej 120.000 еurosh.

Në vitin 2015, RTM-ja ka shpenzuar pothuajse dy milionë euro për koproduksion dhe prej tyre rreth 20 për qind ose 430.000 еuro janë shpenzuar për emisionet dokumentare historike.

Gjatë këtyre tre viteve, RTVM-ja ka financuar rreth 70 seri dhe filma dokumentarë për personalitete historike ose për tema nga e kaluara, thuhet në hulumtim.

Emisionet dokumentare për portrete kanë kushtuar nga 11.800 еuro dhe janë incizuar për një muaj. Kurse seritë dokumentare i kanë kushtuar RTM-së prej 20.000 deri në 100.000 еuro, ndërsa çmimi i tyre është varur më së shumti nga ajo se sa episode kanë ato.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.