fbpx

Prej nesër Serbia fshin IRJM nga pikat e pagesës, thonë për “Meta” nga “Putevi Srbie”

-

Maqedonia tashmë një muaj figuron me referencën IRJM në llogaritë e pikave të doganave në Serbi, njoftuan për “Meta” nga ndërmarrja publike serbe “Putevi Srbie”.

“Lidhur me kërkesën Tuaj, lidhur me referencën në llogaritë e pikave të pagesës nga autostrada në Preshevë, Ju njoftojmë se sistemi i pagesave në këtë aks rrugor është lëshuar në përdorim para një muaji dhe ende është në fazë testimi. Për informimin e Juaj, prej nesër, 21 janar 2017, në llogari do të qëndroj relacioni Levosojë- Preshevë”, njoftuan nga “Putevi Srbie”.

MPJ pasi të martën “Meta” kërkoi përgjigje nëse kanë informatë se në pikat e pagesës në Serbi figurojmë si IRJM dhe prej kur përdoret kjo referencë atje, sot dolën me njoftim ku thuhet se menjëherë janë masa përkatëse dhe prej Beogradit kanë kërkuar korrigjim urgjent.

“Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se ky provokim që i prek ndjenjat e maqedonasve nuk është pasqyrim i fqinjësisë së mirë. Është e turpshme të emërohemi me terme ofenduese si fqinj”, thonë nga MPJ. Ministria e jashtme e RM-së përmes rrugës diplomatike kërkon korrigjim urgjent për ndërrimin e Republikës së Maqedonisë nga organet shtetërore të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin që vjen si rezultat i paraqitjes së Republikës së Maqedonisë me shkurtesë nëpër pikat doganore të Serbisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.