fbpx

Deputetët votuan Ligjin për prokurorin special publik

-

Me 111 vota “për” asnjë “abstenim” dhe  “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike Speciale. Partitë politike të kënaqur me përmbajtjen e saj. Për LSDM-në marrëveshja është më shumë se ajo që kërkonte partia, transmeton “Meta”.

Për VMRO – DPMNE me miratimin e ligjit do t’i jepen fund spekulimeve në lidhje me presionin dhe duke u përmbajtur kushteve të marrëveshjes.

Prokurori i posaçëm ka afat që brenda 18 muajve të fillojë ose mos fillojë me ndjeke penale.

Partitë shqiptare, BDI dhe PDSH shpresojnë se kjo është fillimi i fundit të agonisë përmes të cilave qytetarët kanë pritur muajt e kaluara.

Ligjvënësit hodhën poshtë amendamentin e paraqitur nga Pavle Trajanov i cili kërkoi që në ligj të futet edhe një dispozitë mbi sanksionet që do të kërkonte tre deri në pesë vjet burg për një person i cili do të ndërhyjë në punën e prokurorit special.

Deputetët sonte do të mbajnë një seancë tjetër që do të përcaktohet propozimi i Katica Janevës të emërohet për prokuror special. Propozimi më pas do t’i paraqitet Këshillit të prokurorëve publik të cilët do të zgjedhin postin e ri të Janevës.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.