!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese e përdorimit të lirë, pa regjistrim dhe pa pagesë të përmbajtjeve të faqes Meta.mk që u zbatua për t’u mundësuar qasje më të lehtë shfrytëzuesve deri në lajmet e saktë dhe në kohë. Për mënyrën e qasjes dhe pagesës, nga 1 shkurti 2017 do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese. Bartja dhe marrja e përmbajtjeve nga Meta.mk është me atribuim dhe lidhje obligative.

Poposki: Deklarata e Bushatit është pasqyrimin i edukimit dhe kulturës së tij


       
Shkup, 11 Janar, 2017 - 17:27 (META) 

Nuk është mirë politikanë nga rajoni të marrin hapa për nevojat e zgjedhjeve të ardhshme- deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki duke komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili komentoi ngjarjet e brendshme në Maqedoni ndërsa maqedonasit i quajti “sllavomaqedonas”.

“Synimi është që të krijojnë fotografi se po udhëheqin me të gjitha partitë politike me parashenjë etnike në rajon. Kuptohet se këtë e bëjnë edhe për shkak të rejtingut të tyre brenda shtetit të tyre. Megjithatë, kjo praktikë është jashtë bashkëpunimit normal ndër –etnik. Është mirë që para çdo përpjekje për të demonstruar lidership global, secili duhet të shikoj oborrin e vet. Në këtë mënyrë, politikanët edhe në ato vende do të fokusohen në përmirësimin e pikave të dobëta brenda shtetit” deklaroi Poposki.

Ai përkujtoi se problemet në sistemin juridik, luftën me krimin dhe korrupsionin, të drejtat elementare të njeriut janë pjesë e atyre që janë detektuar nga KE tek fqinji ynë, por edhe në vende tjera.

“Objektivisht, të gjithë ne kemi probleme vendore që të merremi me të tjerët. Kuptohet, pikat paraprake duhet të jenë prioritet para se një politikan të lëshohet në interpretime ideore të Kushtetutës të shtetit fqinj. Nuk besoj se ky është prioritet për obliguesit tatimor në shtetin e tij, në veçanti kur ka aq çështje të pazgjidhura” deklaroi më tej Poposki.

Lidhur me përdorimin e termit “sllavomaqedonas”, Poposki thotë se është pasqyrim i edukatës së Bushatit.

“Kush si e emëron dikë, besoj se është pasqyrim i respektit dhe edukatës. Ne jemi maqedonas dhe asgjë më shumë e as më pak. Asnjë demokrat nuk do të kishte nevojë që në grup apo aspekt fisnor të etiketoj. Sot në Evropë nevojitet fjalor dhe kulturë për vitin 2017-të e jo për vitin 1913” shtoi Poposki.