fbpx

Politikanët dhe qytetarët në mënyra të ndryshme uruan Ditën e pavarësisë

-

Vendosje të luleve, premtime për ardhmëri më të mirë, patriotizëm dhe krenari për të qenurit maqedonas. Me fjalë të këtilla u mbushën urimet e politikanëve që sot i dërguan para qytetarëve me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë.

Njëra palë flasin se si kanë kontribuuar për një të ardhme më të mirë të maqedonasve pas 24 viteve pavarësi pala tjetër për atë se si do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit.

Delegacionet e partisë në pushtet sot vendosën kurorë me lule në përmendoren e dëshmorëve në “Zhena Park”.

Delegacioni i LSDM-së opozitare vendosi kurorë me lule në varrin e presidentit të parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe përmendoren e dëshmorëve në “Zhena Park” ndërsa lideri Zoran Zaev ditën e sotme do ta festoj me qytetarët në vendin e quajtur “Tri Krushi”.

Kryeministri Gruevski qytetarëve do t’ju drejtohet në Akademinë solemne në Teatrin popullor të Maqedonisë.

Urime dërguan edhe partitë më të vogla politike, ministrat, drejtorët, kryetarët e komunave dhe funksionar tjerë.

Për dallim nga politikanët, qytetarët nëpër rrjetat sociale në mënyra të ndryshme uruan festën.

Për shembull, aktivisti Damir Neziri Ditën e pavarësisë bashkë- qytetarëve të tij ia uroi me një video regjistrim ku shihet se në Tetovë mezi pikojnë disa pika ujë nga çezma.

Në Facebook mund të lexoheshin edhe komente se “Për 25 vite pavarësi partitë politike larguan më shumë popull sesa Osmanlinjtë për 5 shekuj robëri”.

Lëvizja majtiste “Solidariteti” shkroi “25 vite ngecje, 8 Shtatori është datë e mirë që të shohim ku ishim më herët e ku tani. Krahasuar me vitin 1990, viti i fundit për të cilin kemi të dhëna për RMS, shënojmë ngecje në të gjithë segmentet më të rëndësishme të jetës, standardin jetësorë, papunësi, pabarazi, shëndetësi, arsim. Në vend të pavarësisë- fituam ngecje. Është koha të ndryshohen gjërat. Neve nuk na mungon e kaluara, por se mundësi për një të ardhme më të mirë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.