fbpx

PLD: Gruevski të jep llogari për “jehonën” e rrejshme për investime

-

“Ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat e Gruevskit se Maqedoninë do ta bëj destinacion të mirë të biznesit, me potencial të lartë ekonomik dhe “skenë për opinionin botëror të biznesit”. Për këtë i bëj thirrje Gruevskit dhe “ekipit të tij të ëndrrave” për investime që të japin llogari para qytetarëve të vendit për “jehonën” e tij të parealizuar të investimeve, deklaruan sot nga PLD pas publikimit të djeshëm të projektit “Prizma” nga BIRN, ku thuhet se investimet e huaja janë shtatë herë më të ulëta nga projeksionet e paralajmëruara të VMRO DPMNE-së.

“Hulumtimet e pavarura gazetareske konfirmuan populizmin e partisë në pushtet VMRO DPMNE, e cila dhjetë vite të plota, në krye me Nikola Gruevskin gënjenin qytetarët me “bum” të investimeve të huaja dhe vendeve të reja të punës. Përkundër kësaj të vërtete, pushteti shpenzoi të paktën 200 milionë euro për thithjen e kapitalit të huaj. Në 10 vitet e fundit, nga buxheti i Maqedonisë janë ndarë nga 20 milionë në vit vetëm në emër të Agjencisë për thithjen e investimeve të huaja dhe Drejtorisë për zona zhvillimore tregtare- industriale. Nëse merret parasysh se për investime të caktuara të huaja ndaheshin mjete edhe nga institucione tjera, siç janë fondet e sigurimit shëndetësor- pensional, komunat, ndërmarrjet publike etj, qartë mund të përfundohet se rilindja e paralajmëruar ekonomike e VMRO DPMNE-së i kushton Maqedonisë më shumë sesa ka marrë si kthim”, reagon PLD.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.