Nisma civile “Arsena” sot ka realizuar një peticion qytetarë për uljen e çmimit të ujit nga sistemit i ujësjellësit të qytetit në Gjevgjeli në nivel të ujit teknik, me çmim prej pesë denarëve për kub/ metër të shfrytëzuar.
Shkak për peticionin, thonë nga kjo Shoqatë, është injorimi shumëvjeçarë nga autoritetet lokale dhe Ndërmarrje publike “Komunalec” nga Gjevgjelia që të ballafaqohen me problemin e koncentrimit të lartë të metaloidit helmues në sistemin e ujësjellësi dhe ndalesën për përdorimin e ujit, ndalesë që e shqiptoi Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë.
Kjo shoqatë dhe qytetarët kërkojnë çmimi i këtillë për ujë teknik të vazhdoj deri në momentin kur të sigurohet ujë i pastër, i shëndoshë dhe i sigurt për pije.