fbpx

Pesëmbëdhjetë të vdekur është bilanci i vërshimeve të djeshme në Shkup

-

Të paktën 15 persona kanë gjetur vdekjen në vërshimet e mëdha që dje përfshinë Shkup, njoftojnë për “Meta” nga MPB.

Prej atje thonë se këto janë të dhënat e deritanishme jo- zyrtare për viktimat. Sipas kësaj Ministrie, të gjithë viktimat janë nga pjesa verilindore të Shkupit në Stajkovcë dhe rrethinë, zona që u goditën nga vërshimet e djeshme.

Nga MPB me detaje do të dalin gjatë ditës.

Shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe qytetarët gjatë mëngjesit të sotëm pastronin dëmet, rrugët e vërshuara, shtëpitë, oborret, podrumet dhe garazhet.

Tani për tani nuk ka vlerësim të saktë për dëmet e shkaktuar.

Nga Lidhja Automobilistike e Maqedonisë sot në mëngjes njoftuan se për shkak të reshjeve të dendura dhe ujit të ardhur, prej mbrëmë orës 20 është ndërprerë trafiku nga unaza Hipodrom e deri në unazën në Saraj, që edhe më tej vazhdon.

“Ndërprerja do të vazhdoj deri në përfundimin e aktivitetet rreth pastrimit të unazës” thonë nga LAMM.

Nga rrugët tjera, situata më kritike ishte tek unaza në Avtokomandë që u bllokua tek hoteli “Kontinental”, më pas kalimi nëntokësor në bulevardin “Serbia” drejt Aerodromit, një pjesë e bulevardit “Koço Racin” në Qendër dhe rruga drejt lagjeve Draçevë dhe Pinti.

Disa dhjetëra qytetarë janë gjetur të ngujuar në makinat e tyre dhe përmes rrjetave sociale njoftojnë se uji ka filluar të hyj nëpër makinat e tyre. Sipas informacioneve, për ndihmë në terren, krahas shërbimeve të Qytetit të Shkupit, janë dërguar edhe pjesëtarët të njësive speciale.

Disa pjesë të Shkupit dhe rrethinës ma orë kanë qenë pa rrymë.

Disa media, duke iu referuar të dhënave të DPHM-së, shkruajnë se mbrëmë në Shkup për dy orë e gjysmë kanë rënë 33 litra për m/ katror, sasi që zakonisht derdhet gjatë muajit gusht.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.