fbpx

Përveç rastit “Puçi”, Janevës do t’i dërgohen rastet “Rover”, “Lagja e Trimave”, “Spiun”, “Monstra” dhe “Telekomi”

-

Kërkesat që tre muajt e kaluar si paralajmërim iu drejtuan prokurores speciale, Katica Janeva  e që kishte të bëjë me marrjen e rasteve për të cilat ka mospajtime në opinion, tani edhe në formë zyrtare filluan të arrijnë në byronë e saj.

Avokatët e palës mbrojtëse në raste Rover, Lagja e Trimave dhe Spiun kërkojnë këto lëndë të kalojnë në kompetencat e prokurorisë speciale.

“Mbrojtja në rastin “Rover” dorëzoi materiale të caktuara, që edhe më tej janë lëndë shqyrtimi dhe analize, duke pasur parasysh se në periudhën e kaluar prioritet ishte vendosja e kompetencës ndaj lëndëve të dorëzuara. Janë pranuar kërkesa të këtilla edhe për rastet “Lagja e Trimave” dhe “Spiun”. Për këto lëndë do ju njoftojmë në mënyrë shtesë” njoftuan nga kabineti i Janevës.

Kërkesë deri te prokurorja special ka edhe për marrjen e rastit “Monstra” ndërsa një prej tyre erdhi edhe nga ministri i drejtësisë, Adnan Jashari.

“Rasti “Sopot”, doemos duhet të jetë në kompetencë të saj. Rasti “Monstra”, siç e dini, lideri i opozitës edhe përkundër faktit se theksoi se do t’i publikojë ato këtë nuk e bëri. Çfarë përmban në këto informata nuk e di, këtë duhet ta analizojë prokurorja. Rasti i Kumanovës, edhe për këtë rast nëse ka informacione atëherë do të duhet të iniciojë procedurë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

PLD dje apeloi deri tek Prokuroria speciale publike që urgjentisht të shqyrtoj rastin “Monstra” dhe ta merr në kompetencën e saj. Nga partia vlerësojnë se “hetimi i vërtetë për rastin “Monstra” nga Prokuroria publike speciale do të jetë tregues se në esencë po zbatohet Marrëveshja e Përzhinos”.

Partia liberale bëri thirrje prokurori special të procedoj edhe rastin “Magjar Telekom”.

“Duke pasur parasysh se dokumentacioni për këtë rast ka qenë në dispozicion të Prokurorisë publike të paktën dy mandate, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk është hapur procedurë, i bëjmë thirrje prokurorit special të procedoj rastin për “Magjar Telekom” njoftojnë nga PLD.

Nga lëvizja për reforma në PDSH kërkojnë prokurorja speciale në mënyrë korrekte t’i zgjidh rastet ndjeshme të kriminalitetit dhe korrupsionit në politikë.

“Për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje të arritur në prezencë të përfaqësuesve ndërkombëtarë, përshëndesim emërimin e prokurorit special dhe i dëshirojmë sukses në punën e saj. Kërkojmë të ketë procedurë për rastet e inkriminuara të funksionarëve politik shqiptar, kryetarë të partive shqiptare lidhur me afera korruptive për çka tregues është pasuria e tyre e krijuar nga politika” kërkuan nga LR- PDSH.

Analisti Sotir Kostov në emisionin “Top- tema” në televizionin Telma, tha se prokurori special duhet t’i zgjidh të gjithë rastet që nuk janë zgjidhur prej vitit 1994 e deri më tani.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.