fbpx

Persona të maskuar kanë hedhur koktej molotovi ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir

-

Katër persona të maskuar kanë hedhur koktej molotovi ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 4, pohojnë nga kryesia e Muzeut. Autorët, sipas punonjësve, kanë dashur të ndezin objektin, por nuk e kanë arritur qëllimin.

Policia e Manastiri konfirmoi rastin duke thënë se është nisur aksion për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit. Zëdhënësja e SPB Manastir, Sanja Stamatova thotë se ka dëm në xhamin e derës hyrëse dhe xhamin e dritares në katin e dytë.

“Janë hedhur dy shishe me lëng të panjohur. Një shishe nuk është ndezur ndërsa tjetra ka goditur në mur dhe ka dëmtuar asfaltin. Ekipi jonë është në vendngjarje”, thotë Stamatova.

Sipas saj, për ngjarjen do të prononcohet MPB edhe atë për kohë të shkurtë.

Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe ishte cak i sulmeve edhe para disa muajve, kur autor të panjohur, gjithashtu thyen xhamat para mbajtjes së solemnitetit të vitit të kaluar. Tash për tash, policia e Manastiri nuk doli me informatë se kush janë autorët.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.