fbpx

Për PSP-në, Kushtetuesen, Supremen dhe Gjykatën Penale, Kuvendi i ri do të jetë vendimtar

-

Periudha pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë, ku afati final është 31 dhjetori, do të jetë realiteti i ri për PSP-në dhe gjykatat më të rëndësishme në vend, Gjykatën Supreme, Gjykatën penale Shkup dhe Gjykatën kushtetuese, të cilat çështjet e vështira i lanë pas zgjedhjeve.

Realiteti i ri post- zgjedhor, i cili vijat e para të formës do të filloj t’i merr me formimin e Kuvendit, do të shënoj rrugën nëpër të cilën do të ecin reformat për dalje nga kriza politike.

PSP

PSP nga Kuvendi i ri pret t’i miratoj ndryshimet e Ligjit për PSP-në, me të cilat prokurores Katica Janevës dhe ekipit të saj do t’i vazhdohet mandati për hetime dhe ngritjen e akuzave për rastet që dalin nga bisedat e përgjuara. Sipas ligjit aktual, Janeva ka vetëm pesë muaj për të filluar hetime dhe akuza të reja.

PSP nga Kuvendi sërish do të kërkoj ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e mirëfilltë të hetimeve. PSP ndryshimet e këtyre dy ligjeve i kërkonte edhe nga përbërja paraprake parlamentare, por miratimi i tyre u bllokua nga shumica parlamentare e VMRO DPMNE-së.

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski gjatë fushatës zgjedhore deklaroi se ai që kërkon prolongimin e punës së PSP-së, angazhohet edhe për prolongimin e krizës politike dhe nuk ka qëllime të mira për shtetin.

Oponenti i tij, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kandidatët tjerë nga partia opozitare paralajmëruan se pas zgjedhjeve do të angazhohen për vazhdimin e mandatit të PSP-së, por edhe për formimin e repartit special gjyqësor, i cili do t’i procedoj lëndët e Janevës.

Gjykata kushtetuese

Nga Gjykata kushtetuese pas Vitit të Ri pritet që të prononcohet lidhur me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për PSP. Kjo nismë më shumë se një vit gjendet në sirtarët e Gjykatës kushtetuese, por edhe krahas thirrjeve të shumtë nga OJQ-të dhe opozita, deri më tani nuk u gjet në rend dite në gjykatë ndërsa as që do të jetë në seancën e sotme. Gjykata kushtetuese pas zgjedhjeve ka caktuar një seancë më saktë seancën e sotme ndërsa seanca e radhës do të jetë pas Vitit të Ri, kur duhet të kemi parlament të formuar.

Obligime rreth nismës së Ligjit për PSP kanë edhe katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së 20 korrikut.

Në marrëveshje thuhet se “në rast Gjykata kushtetuese të merr vendim se ligjit për PSP apo një pjesë e tij nuk është kushtetuese, katër partitë obligohen ta harmonizojnë legjislacionin me vendimin e gjykatës dhe sërish ta bazojnë PSP-në sipas vendimit, në afat prej pesë ditë”, si dhe ajo që “katër partitë i bën thirrje Gjykatës kushtetuese të merr vendim për ligjin e PSP-së sa më shpejtë, mundësisht në seancën e radhës”.

Gjykata Penale dhe Supreme

Pas Viti të Ri duhet të emërohen kryetarët e ri të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore Shkupi 1. Këtë javën e kaluar e konfirmoi edhe kryetari i Gjykatës së Shkupit, Zoran Karaxhovski i cili bën përzgjedhjen e kryetarëve të gjykatave. Edhe procedura për emërimin e tyre filloi në nëntor, përzgjedhja e këtyre posteve është shtyrë pas festave të fundvitit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.