fbpx

Partitë nuk kanë dorëzuar shpenzimet për shërbime komunale, komunikacionit dhe transportit

-

Një pjesë e madhe e partive nuk kanë dorëzuar shpenzimet për shërbime komunale, komunikacionit dhe transportit, tregon raporti i “Transparencë Maqedoni”, që kryen vëzhgimin e shpenzimeve të partive politike nga buxheti.

“Tetë parti politike nuk kanë treguar shpenzimet për shërbime komunale dhe ngrohje dhe aq parti (Koalicioni i VMRO DPMNE-së, BDI-së, koalicioni VMRO për Maqedoni, koalicioni Aleanca për Shqiptarët, PPD, PL, PDSH) nuk kanë treguar shpenzimet për shërbime komunikacioni, që realisht janë shpenzime. Gjithashtu, shumë parti nuk kanë dorëzuar raport për shpenzimet për transport dhe shërbime transporti si dhe për akomodim në hotele përderisa janë mbajtur mitingjet në qytetet tjera” thotë kryetarja e “Transparencë Maqedoni”, Slagjana Taseva.

Ajo që bie në sy nga raportet financiare është se shpenzimet e LSDM deri në denarin e fundit përputhet me donacionet që i kanë nga anëtarët ndërsa për VMRO DPMNE-në duhet të shihet prej ku e mbulojnë vrimën gjegjësisht shpenzimet.

“Ajo që s’mundet sigurisht të vërtetohet është sa para janë shpenzuar për reklamim në internet sepse kjo nuk paguhet nga llogaria zgjedhore, por nga kartela. Më pas del se disa parti kanë treguar vetëm 10.000 denarë për reklamim nëpër ueb faqe, që nuk përputhet me çmimet e atyre mediumeve dhe kjo shumë sipas gjendjes reale faktike është shumë e vogël” shton Taseva.

Sipas saj, financimi i partive duhet të jetë e ndarë nga financimi i fushatës sepse bëhet fjalë për koalicione ndërsa shumë shpesh ka derdhje të parave nga partitë për financimin e fushatës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.