fbpx

Partitë kanë afat deri të hënën që të propozojnë zgjidhje për mediumet

-

Sot nuk do të ketë takime të grupeve të punës për mediumet. Me propozim të ndërmjetësit belg, Piter Vanhoute, partitë politik duhet të propozojnë zgjidhje të mundshme që do t’i prezantojnë të hënën. Takimi i djeshëm i përfaqësuesve të partive në Klubin e deputetëve ka zgjatur vetëm 1 orë.

Të hënën pritet partitë t’i thonë mendimet e tyre në këtë sferë, në veçanti se si ato do të ndikonin ndaj zgjedhjeve të 24 prillit.

Përveç që do të kërkohet mënyrë për baraspeshimin e raportimit mediatik gjatë zgjedhjeve, duhet të ketë marrëveshje edhe për ndërrimin e krerëve të RTVM-së, Agjencisë së mediumeve në Maqedoni (AMM) dhe për përbërjen e re të Këshillit të Agjencisë së mediumeve.

Bisedimet për mediumet u ndërprenë muajin e kaluar për shkak të urgjencës për t’u miratuar përbërja e ekspertëve të KSHZ-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.