fbpx

Partitë filluan me licitimin: Takim liderësh, qeveria kalimtare e më pas zgjedhje të reja?

-

Vazhdimin i séances së sotme konstituive në Kuvendit, për herë të parë kishte thirrje nga një deputet i VMRO DPMNE-së që të organizohet takim i liderëve që të tejkalohen të gjitha çështjet dhe të arrihet kompromis e më pas të ketë edhe zgjedhje të reja.

“Kolegë të nderuar, po shkelen rekorde për numrin e pakënaqësive të shprehura nga Platforma me të cilët po shantazhohet LSDM-ja. Dua të apeloj për arsye të shëndoshë, për mbajtjen e një takimi të liderëve, që të gjithë liderët të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për të mirën  e shtetit, të hapen të gjitha çështjet dhe të zgjidhen me kompromis, të arrihet me kompromis e më pas të mbahen zgjedhjet e reja që qytetarët të vendosin”, tha Mukoski.

Ndaj tij reagoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shiletov i cili tha se edhe pse VMRO DPMNE kërkon takim liderësh, nga LSDM nuk pajtohen me këtë.

“Për çfarë do të bisedonim në takimin e liderëve dhe me kë do të bisedonim? Ne kishim takime liderësh, dhe në bazë të këtyre takimeve u arrit Marrëveshja e Përzhinës. Synimi final i këtyre marrëveshje ishin zgjedhjet parlamentare. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve askush nuk i kontestoi, madje edhe vet VMRO DPMNE. S’mundemi ne për shkak të ndonjë dëshire të parealizuar të Gruevskit të bëjmë zgjedhje derisa t’i qëllojë shumica e dëshiruar parlamentare atij”, tha Shilegov.

Deputeti i pavarur, Pavle Bogoevski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM në foltoren e Kuvendit tha se “nuk do të ketë zgjedhje të reja të parakohshme që do të organizohen nga kjo Qeveri sepse ajo tashmë nuk e ka legjitimitetin e qytetarëve”.

Deri më tani, VMRO DPMNE-së konsideronte se duhet të ketë zgjedhje të reja ndërsa LSDM konsideronte se menjëherë duhet të formohet qeveria.

Deklaratat e këtilla mund të interpretohen si kontrollim të terrenit për skenarë të ndryshëm si dhe marrje të pozicioneve fillestare në tryezën e bisedimeve, që mund të ndodh eventualisht. Si rrjedhojë, një prej skenarëve mund të jenë bisedimet gjegjësisht takim i liderëve rreth qeverisë kalimtare me mandat të kufizuar, e cila do t’i organizonte zgjedhjet e reja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.