fbpx

Paniku zbraz shkollat, MASH pret instruksione nga Komiteti i krizave

-

Qëndrim zyrtar nga Ministria e arsimit për mbylljen e shkollave nuk ka, por edhe krahas kësaj, prindërit me vet- iniciativë vendosin që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla.

Sipas të dhënave të “Meta” nga terren, në disa klasë nëpër shkollat e komunave të Shkupit, procesin mësimor e ndjekin gjysma apo një çerek me nxënës.

Nga Ministria e arsimit thonë se ata s’mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave, por se presin të dhëna nga Komiteti drejtues për menaxhim me kriza, si trup qendror për menaxhim me kriza.

Komiteti drejtues për menaxhim me kriza dje pasdite mbajti takim lidhur me serinë e dridhjeve ndërsa me rekomandim të tij, Instituti për inxhinieri tërmeti dhe sizmologji Shkup (IITSSH) vizitoi shkollat dhe çerdhet në rrethinë të Shkupit.

Në disa shkolla, një pjesë e hapësira janë të ndaluara për përdorim.

Disa nga komunat tanimë kanë marrë masa të caktuara, kështu që kryetari i Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski ka thirrur takim me drejtorët e shkollave nëntëvjeçare. Ata e kanë njoftuar se kanë ndërmarrë masa përkatëse të parapara për situata të jashtëzakonshme.

“Nëpër shkolla janë vendosur shenja (udhëzime) për lëvizje gjatë evakuimit të fëmijëve dhe personelit. Janë dërguar njoftime me shkrim në çdo klasë për sjelljen e fëmijëve dhe arsimtarëve gjatë tërmetit dhe janë mbajtur dy ushtrime ku morën pjesën të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e shkollës. Përveç në SH.F “Dimitar Pop- Georgiev Berovski” ku ka dëmtime të caktuar në katin e dytë të shkollë e ndërtuar gjatëve 50-va të shekullit të kaluar dhe ku së shpejti do të ndërmerren masa për riparimin e dëmeve, në shkollat tjera nuk ka dëmtime që mund të pengojnë procesin mësimor. Situatë e ngjashme është edhe me objektet e çerdheve” njoftojnë nga komuna Gjorçe Petrov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.