fbpx

Osmani: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është kusht pa të cilin s’mund të bisedohet

-

Në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, vonë pasdite filloi takimi mes liderit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe nënkryetarëve të partisë. Në takimin ku mori pjesë kryesia e ngushtë, sipas zëdhënësit Bujar Osmani, është biseduar për çështje aktuale për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re, vendim të cilin duhet ta merr kryesia e partisë.

Ky trup më i lartë i partisë, siç tha Osmani, do të thirret kur grupet e punës të partisë do t’i kenë harmonizuar materialet, lidhur me çështjet dhe propozimet që BDI i ka vendosur si kushte pa të cilat s’mund të bisedohet.

“Njëri prej kushteve është përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, propozim që është dërguar nga BDI, dhe i njëjti nuk është në pozitë fillestare për bisedime, por se është kusht pa të cilin s’mund të ketë bisedime. Ky tekst nuk mund të jetë lëndë bisedimi apo të ngushtohet në asnjë shkronjë, por se është optimumi që e parashohin Marrëveshja kornizë dhe Kushtetuta, dhe në asnjë pjesë nuk del nga Kushtetuta, por se zgjidh këtë çështje që nuk është e zgjidhur me Marrëveshjen kornizë. Do të thotë, teksti nuk është lëndë e bisedimeve, por bëhet fjalë për pranim apo mospranim” tha Osmani.

Ai tha se për pikat e platformës shqiptare që parashohin ndryshim të Kushtetutës, nevojitet të filloj, siç tha, dialogu maqedonas- shqip.

“Platforma e miratuar ishte arritje e konsensusit brenda- shqiptarë, që të fillohet dialogu maqedonas – shqip. Ndryshimi i Kushtetutës kërkon që të përfshihen të gjitha partitë parlamentare, pasi që të ndryshohet Kushtetuta, nevojitet shumicë prej dy të tretave”, tha Osmani.

Ai shtoi se sonte nuk do të merret kurrfarë vendimi dhe nuk saktësoi kur partia do të thirr kryesinë qendrore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.