fbpx

Osmani: BDI do të shkoj në Qeveri me LSDM-në

-

Bashkimi Demokratik për Integrim në seancën e Kryesisë qendrore ka vendosur që të merr pjesë në Qeverinë e re e udhëhequr nga LSDM, shpjegoi mbrëmë zëdhënësi Bujar Osmani.

“BDI ka vendosur të respektoj vullnetin e qytetarëve dhe të merr pjesë në Qeveri. Kërkojmë Ivanovi të ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit”, tha ai gjatë mbledhjet së Kryesisë qendrore në selinë në Reçicë të Vogël.

Sipas tij, ky është vullneti i shumicës së shqiptarëve në Maqedoni. Osmani vuri në dukje se BDI ngel e përkushtuar ndaj pikave të Deklaratës së shqiptarëve, për të cilën tha se është firmosur në Shkup. Ai tha edhe se Deklarata gjegjësisht Platforma, nuk cenon karakterin unitar të shtetit dhe nuk del jashtë Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.