fbpx

Orav: Vizita e Hajndël do të ndikoj ndaj ngjarjeve

-

Euro- komisari Aivo Orav sot deklaroi se pret që vizita e të dërguarit special Johanes Hajndël në Maqedoni të ndikoj në zhvillimin e ngjarjeve rreth zhbllokimit të krizës aktuale dhe se komuniteti ndërkombëtarë do të vazhdoj të ndihmoj procesin.

“Shpresoj që kjo vizitë të ndikoj ndaj ngjarjeve. Javën e kaluar unë dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së deklaruam dhe kjo nuk ishte vetëm deklaratë e rëndomtë. Duam t’i inkurajojmë palët të respektojnë pikat e Marrëveshjes së Përzhinës, por për fat të keq nuk ka progres në këtë drejtim” deklaroi Orav pas takimit me Hajndël.

Orav megjithatë pret që nesër të ketë takim të grupit të punës të katër partive politike dhe, siç nënvizoi, ndoshta gjërat do të shkojnë në kahjen e duhur. Ai nuk deshi të komentojë përmbajtjen e bisedave ndër- partiake.

“Roli jonë është që t’i grumbullojmë të gjitha partitë së bashku t’u ndihmojmë që të avancojnë procesin. Komuniteti ndërkombëtarë ka konsultime të afërta këtu dhe presim që kriza të zgjidhet së shpejti” tha Orav.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.