fbpx

Orav: Për shkak të kërcenimeve ndaj meje, Hanit dhe Vanhautes duhet të rrisim sigurinë

-

Ambasadori evropian Aivo Orav në seancën parlamentare të Komisionit për çështje evropiane dhe Këshillit kombëtar për eurointegrimet, tha se përfaqësuesit evropian janë kërcënuar dhe për shkak të kësaj duhet të rritet niveli i sigurisë

-Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë, sepse ju jeni vend kandidat.  Mirëpo filloi fushatë negative kundër ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian dhe ndaj komisarit evropian Han, dhe kundër ekspertit të tij në Shkup, Vanhaute. Kërcënimet janë rritur në këtë pikë, në disa raste duhet të rritet niveli i sigurisë sonë- deklaroi Orav.

Orav tha se është akoma herët që Marrëveshja e Përzhinos të shpallet e vdekur, edhe pse ka vazhdimisht vonesa të implementimit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.