fbpx

Orav: Partitë politike të kthehen në tavolinën e bisedimeve

-

Partitë politike të fillojë të përgatiten për zgjedhje dhe dhuna të ndalojë, porositi euro- ambasadori Aivo Orav në promovimin e projektit të financuar nga BE për përforcimin e sundimit të së drejtës.

Ai shpreson se liderët politik do të bartin përgjegjësi të plotë dhe më në fund do të fillojë të zgjidhin krizën politike.

“Dua t’ju bëj thirrje të gjitha palëve të shmangin eskalimin e mëtejshëm të krizës, provokimet e qëllimshme me qëllim politik janë të papranueshme edhe pse çdoherë ekziston joshje për këtë. Nëse dhuna fillon, do të jetë vështirë në mënyrë ekstreme të ndalohet dhe të kthejë vite dhe reforma dhe përpjekje për integrimin e vendit. Prandaj në dobi të qytetarëve dhe të procesit të eurointegrimit të vendit u bëjmë thirrje forcave politike të kthehen në tryezën negociuese për eskalimin e situatës dhe të vazhdojnë me përgatitje për zbatimin e zgjedhjeve kredibile”, tha Orav.

Ai theksoi rëndësinë e PSP-së dhe gjykatave të cilat, siç tha ai, duhet të vazhdojnë për sundimin e ligjit dhe drejtësisë. Lidhur me vendimin për falje të presidentit Ivanov, tha se me këtë shkelet e drejta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.