fbpx

Oliver Andonov do të jetë ministër i brendshëm vetëm për një ditë

-

Ministri i brendshëm Mitko Çavkov ka dhënë dorëheqje ndërsa Oliver Andonov është propozimi i Qeverisë për ministër të ri për punë të brendshme.

Andonov do të jetë ministër për punë të brendshme vetëm një ditë, deri në emërimin e Oliver Spasovskit nga LSDM, i cili në këtë post kthehet si pjesë e qeverisë kalimtare, që filloj me punë të shtunën.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev konfirmoi se pritet kryeministri Emil Dimitriev ta propozoj Mitko Çavkovin për drejtor të ri të Byrosë së sigurisë publike.

Ai konfirmoi se sot paradite Qeveria ka pasur seancë në të cilën, me kërkesën e tyre personale, janë shkarkuar drejtorët aktual të Byrosë së sigurisë publike dhe DSK-së Gorançe Savovski dhe Lupço Andonovski. Në seancën e njëjtë për drejtor të ri të DSK-së është emëruar Vladimir Atanasovski, drejtori i deritanishëm i Drejtorisë së kundërzbulimit financiar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.