Oer: Franca në zi, por nuk do lëshoj pe në luftën ndaj dukurive të këtilla


       
Shkup, 15 Korrik, 2016 - 16:04 (META) 

Sot Franca është në zi për shkak të sulmit të mbrëmshëm, deklaroi ambasadorja franceze Lorens Oer në rezidencën presidenciale.

“Sot të gjithë ngushëllojnë Francën. Shumë persona hulumtojnë për të afërmit e tyre” tha Oer.

Ambasadorja njoftoi se është në kontakt me ambasadrën maqedonase në Paris dhe se tani për tani nuk ka të dhëna për viktima maqedonas.

“Ishim në kontakt me ambasadën në Paris, por tani për tani nuk kemi të dhëna për maqedonas të vrarë. Megjithatë, spitalet janë përplot dhe po kryhet identifikimi i tyre” shtoi Oer.

Ambasada franceze në Shkup të hënën do ta hap librën e ngushëllimit ndërsa qytetarët në periudhë prej orës 10 deri 13 do të mund të shkruhen në këtë libër.